VIDEO/ Bën sulmuesin me një autogol qesharak, trajneri gjerman acarohet me Mustafin: Ja pse nuk luante 1 vit

0

Shkodran Mustafi nuk po gjen paqen e munguar në karrierën e tij. Në radhët e Arsenalit humbi vendin e tij të titullarit dhe u vu në qendër të kritikave nga të gjithë tifozët, teksa shpesh herë bëhej protagonist me gafa në fushën e lojës. Kalimi te Shalke mendohej të sillte përsëri në vijën e duhur karrierën e tij, por duket se mbrojtësi shqiptar e ka të vështirë të harrojë vesin e keq.

Në minutën e 31-të, futbollisti me orogjinë shqiptare harron rolin e tij dhe për një moment bën sulmuesin. Me një gjuajtje të pakuptueshme me kokë e dërgon topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri i tij, duke bërë kështu xhiron në rrjet me një autogol qesharak. Një autogol ky që i hap rrugën më pas edhe 4 golave të tjerë nga Volfsburgu, që fitoi me shifrat e thella 5-0 kundër Shalkes.

Mirëpo kjo gafë e Shkodran Mustafit ka acaruar trajnerin dhe njëkohësisht ekspertin e futbollit, Dietmar Haman, i cili nuk i kursen aspak kritikat karshi lojtarit shqiptar. “Kur shoh një Mustafi i cili ishte i përfshirë në çdo gol sot… Ai ishte një lojtar që nuk luajti në Arsenal për një vit. Këta lojtarë tani janë sjellë si shpëtimtarë, por ju mund ta shihni pse ai nuk ka luajtur për një vit“, ka thënë Haman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.