“Përse e gjuajti Imeri dhe jo Dilaver?”, Dede e ka me trajnerin e Vllaznisë: A jep komando ai te Vllaznia?

Nevil Dede ka komentuar ndeshjen e luajtur mes Kukësit dhe Vllaznisë që përfundoi në barazimin pa gola. Ish-trajneri i Tiranës, i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”, ka pasur rezerva sa i përket teknikut Brdariç. Për ta nisur që te zgjedhja e lojtarit që goditi 11-metërshin, Imerin, që shpërdoroi rastin e artë për të fituar ndaj Kukësit. “Ka humbur qetësia te Vllaznia dhe kjo shihet.

E nisim nga zgjedhja e 11-metërshit. Gjithmonë i ka goditur penalltitë Dilaver. Papritur zgjidhet Imeri dhe ky e humb penalltinë. Kjo tregon diçka, se te Vllaznia ka humbur qetësia. E kush e ka përgjegjësinë në këto raste? Patjetër që trajneri dhe stafi drejtues që duhet të menaxhojë gjendjen se normalisht që lojtari dridhet, nuk është faji i tij. Trajneri Brdariç thotë që e mori topin Imeri te penalltia. Këtu mbaron gjithçka. A jep komanda trajneri aty?”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *