“Më vjen keq, pjesa e parë duhej 3-0 për ne”/ Akuzat e Kukësit, Duro e quan fitore të merituar: Një rast kishin…

Kukësi është ankuar për penalltinë e dhënë në favor të Laçit dhe që vendosi për fitoren e kurbinasve në shifrat 1-2. Por pavarësisht këtyre ankesave, për trajnerin e Laçit, Shpëtim Duro, triumfi ishte i merituar. Në prononcimin e shpërndarë nga ana e “News24”, Duro ka shprehur keqardhjen për faktin se pjesa e parë nuk është mbyllur në shifrat 3-0 për Laçin pasi sipas tij ekzistonin të gjitha mundësitë për të mbyllur gjithçka në 45 minutat e para.

“E kemi dominuar Kukësin si në çdo ndeshje me rivalë direkt që kemi statistika të mira. Ndaj Kukësit ishte një fitore e merituar nga ana jonë. Më vjen keq vetëm për faktin se pjesa e parë duhej të mbyllej 2-0 ose 3-0 për ne se ishin mundësitë. Kukësi shënoi me të vetmin rast që kishte, një gabim tonin. Pastaj për gjithë pjesën e ndeshjes ne ishim shumë të vendosur mirë në fushën e lojës. E kemi sjellë situatën deri në këtë pikë që të jemi të barabartë me tre ekipet e tjera në luftën e titullit kampion”, tha Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *