“Tregoni shpirtin e kuksianit”, Ibrahimi tregon motivimin e Gjicit para ndeshjes me Laçin

Kukësi do të përballet me Laçin në ndeshjen që do të zhvillohet në orën 16:00. Përpara kësaj përballje të rëndësishme dhe mes dy ekipeve që kanë objektivin maksimal, presidenti Safet Gjici ka shkuar vetë në dhomat e zhveshjes për të folur me lojtarët.

Në një prononcim të shkurtër për “Supersport”, Ibrahimi ka treguar edhe motivimin e ardhur nga ana e Gjicit: “Me presidentin kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Tre herë na ka ardhur në gjithë sezonin. Na ka thënë që duhet të jemi me kokën lartë dhe të tregojmë shpirtin e kuksianit”, tha Ibrahimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *