Intervistat/ “Hyra dhë dhomat e zhveshjes dhe lojtarët me kokën e ulur”, Memelli tregon dramën e Skënderbeut

0

Gjatë mesditës së sotme janë zhvilluar tre ndeshjet e para të javës së 22 të Superiores. Tirana ka bindur ndaj Bylisit duke fituar në shifrat 2-0 falë golave të Behitrache dhe Ismajlgecit. Kjo fitore i bënë bardheblutë që të jenë disi më të qetë pasi vjen menjëherë pas suksesit ndaj Vllaznisë, atje ku fituan në shifrat 1-2.

Por gafën e madhe e ka bërë Partizani në transfertën ndaj Apolonisë. Ekipi i Dajës i ka shënuar të dy golat, por në fund ka dalë vetëm me një pikë. Hakaj në pjesën e parë do të shënonte autogol, ndërsa Kardozo ka barazuar në minutën e 74 të takimit.

Një pikë jetike kjo për Apoloninë, që i jep mundësinë Vllaznisë për t’u shkëputur disi nga ndjekësi më i afërt. Ndërkohë që Kastrioti ka treguar edhe njëherë se nuk do të luftojë për zonën e ftohtë në këtë edicion pasi mundi Skënderbeun në shifrat 0-1 me golin e Devid, për t’u shkëputur me 10 pikë nga Bylisi. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Memelli (Skënderbeu): “U duk qartë dhe në fytyrat e futbollistëve, kjo humbje ndaj Kastrioti vret. Ka kampionat akoma dhe ka javë të tjera akoma. Ne do të vazhdojmë derisa matematika të na lejojë.  Nuk dua që të ul lojtarët e mi, jam krenar që i kam. Por disa futbollistë duhet të marrin shumë më tepër përgjegjësi në momente të caktuara. Ne do të vazhdojmë me këta lojtarë pasi mbrojnë interesat e klubit. Asgjë nuk ka mbaruar. U futa në dhomat e zhveshjes dhe pashë lojtarët me kokën e ulur”.

Shehi (Tirana): “Bylisi bën shumë presion si ekip dhe mua më vjen mirë që ne kemi arritur që të shënonim në një moment ku nuk po krijonim shumë volum loje. Në këtë moment me rëndësi është që të marrim tre pikët. Kishim shumë mungesa dhe do kërkoj gjithmonë që të jemi skuadër e ekuilibruar, të mos na humbi llogjika. Edhe nëse jemi në moment të keq, atëherë me rastet që do të dalin para portës duhet të shënojmë. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të dalim sa më shumë përpara portës. Në një skuadër kampione ka pritshmëri të mëdha, por ne nuk duhet të fluturojmë se fituam dy ndeshje. Fillimisht le të afrohemi me ekipet që kemi para dhe pastaj të tentojmë mundësitë tona”.

Ndreu (Kastrioti): “Kjo ndeshje e sotme ndaj Skënderbeut ishte si një finale për ne sot. Kemi bërë një volum shumë të madhe loje dhe nuk i kemi lënë asnjë shans kundërshtarit për të bërë qoftë edhe një aksion të rrjedhshëm. Sot në të gjitha analizat e bëra para ndeshjes kemi thënë që i kemi të gjitha mundësitë për t’i marrë tre pikët. Skënderbeu është si ai rasti që thyhet lehtë nëse e godet shumë, pasi ka gjithë presionin në shpinë. Ju premtoj se do jemi njësoj ndaj kujtdo, do i japim bukurinë kampionatin”.

Daja (Partizani): “Përtej rezultatit, ne kemi bërë vetëm një gabim te autogoli. Në kundërsulmin e vetëm që morëm, shënuam vetë në portën tonë. Kemi bërë gjithçka që ta përmbysnim rezultatin. Në 2021 të luash në një fushë që ka një javë që nuk është vaditur dhe në orën 1 të drekës, është shumë e vështirë në këtë terren. Kemi prodhuar lojë nga minuta e parë në minutën e fundit. Karakteristikat e lojtarëve tanë janë që të luajnë më shumë me topin dhe nuk mund të bënin më shumë me terrenin. Nuk dua të gjej alibi dhe justifikime, por kur kemi mundësinë për të largur një fushë, duhet ta bësh. Po ta ktheni kamerën do ta shikoni, po kamera nuk po lëviz fare…”

Dovedan (Bylis): “Nuk është se fitojë Tirana, por kemi bërë ne gabime. Në golin e parë e kemi lejuar topin atje në zonë që të futet në rrjetë dhe në golin e dytë është e njëjta gjë. Duhet ta pranojmë që ky është kualiteti i lojtarëve tanë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.