Bledar Devolli do të hapte një temë përpara pak kohësh rreth trajnerëve nga Shqipëria në Kosovë, të cilët sulmohen shumë dhe shpeshherë paragjykohen për punën e tyre. Një koment ky që ka marrë shumë reagime dhe hapi jo pak polemika. Por nga ana tjetër është fakt se një numër i lartë i trajnerëve nga Shqipëria e kanë pasur rrugën e hapur në Kosovë, por e kundërta nuk ka ndodhur.
Gjithsesi, është sjellja e mediave ajo që lë më tepër për të dëshiruar. Gjithmonë kur flitet për dështimet e emrave të caktuar që vijnë nga Superiorja, titulli nuk hapet asnjëherë me emrin e saktë, por duke e emërtuar thjeshtë: “Trajneri nga Shqipëria”. Po i njëjti gabim në fakt që është bërë dhe vazhdon të bëhet në mediat e Shqipërisë zyrtarë për të etiketuar lojtarët si “kosovar” dhe jo “lojtari shqiptar i Kosovës”.
Reagimi brilant ka ardhur nga ana e Ismet Munishit, trajnerit të njohur në Kosovë që kërkon reagim për këtë çështje dhe që vendos në pak një fakt shumë të rëndësishëm: “Nëse nuk e dini, trajnerë nga Shqipëria jemi të gjithë. Mjaft më me këtë term, trajneri ka emër”. /Sport Ekspres/
“Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka. Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria” ka shkruar Munishi.
Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i perket klubit ose Presidentit . Mund të jet nga India, Maqedonia Veriore , Zvicra apo Shqiperia . Ai trener ka emer dhe mbiemer karier personalitet etj. Personalisht po me pengon termi treneret nga Shqiperia , duhet të jet termi filan treneri. Per Sulmet që po marin koleget e mi nga një pjesë e Shqipërisë duhet të reagoj edhe shoqata e trajnerve . Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka. Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria . Stop termit trener nga Shqipëria,, treneri ka emer,,”.