Solomon përfundoi në prangat e policisë, zbulohet e dashura dhe arsyeja për të cilën e dhunoi

Ish-sulmuesi kryesor i Partizanit, Theofilius Solomon, është arrestuar nga policia për shkak se ushtroi dhunë ndaj partneres së tij. Teksa identiteti i vajzës ishte i panjohur, “Top Channel” ka zbuluar se cila është e vajza në fjalë. E dashura ka inicialet E.P dhe jetonte në shtëpi me Solomonin. Arsyeja e debatit mes tyre ka qenë fakti që e reja i ka kërkuar partnerit ta marrë me vete në Kuvait, por ky nuk ka pranuar.

Pas këtij debati, gjithçka ka agravuar në dhunë fizike dhe policia e kapi Solomonin në flagrancë. Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për 25 vjeçarin, i cili humb kështu mundësinë për të shkuar në Kuvajt tek ekipi i Qadsia, në te cilën u transferua në merkaton e janarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *