VIDEO/ Përmbysje e madhe nga 2-0! Sokol Cikalleshi shpërthen në Turqi, dopietë si “mbreti i ajrit”

Sokol Cikalleshi ka shpërthyer në Turqi duke shënuar dopietë me Koniasporin. Një fitore dramatike është marrë në transfertën kundër Malatyasporit, me vendasit që ishin në avantazhin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll në këto shifra, por në minutën e 72 do të ngushtohej diferenca nga ana e Ismael Diomande. Më pas skena i është lënë Sokol Cikalleshit për të marrë emërtimin “mbreti i ajrit”.

Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë, Cikalleshi ka dhënë një goditje të fortë me kokë për të mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 80. Vetëm katër minuta më vonë sulmuesi shqiptar do të realizonte sërish me kokë për t’i përmbysur shifrat në 2-3. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online