VIDEO/ Në Stamboll ngrihet lartë flamuri i Shqipërisë, Izmir Smajlaj është kampioni i Ballkanit

Shqiptari Izmir Smajlaj është shpallur kampioni i Ballkanit në sportin e atletikës në Stamboll të Turqisë. Ai garonte në kategorinë e kërcimit për së gjati, ku arriti lartësinë më të madhe prej 7.91 metra. Ky nuk është suksesi i parë për Smajlaj, i cili kishte fituar dhe një garë në arenat e mbyllura në Vienë pak kohë më parë.

Në rrjetin social “Facebook”, Smajlaj shprehet se është mjaft i kënaqur për këtë arritje duke falënderuar familjen, trajnerët dhe bashkinë e Tiranës, Federatën Shqiptare të Atletikës dhe KOKSH për mundësinë e ofruar.

“Balkan Champion 2021 ?

Një garë e vështirë me konkurues nga 21 shtete Ballkanike e jo vetëm.

I lumtur për rezultatin prej 7.91m dhe vendin e parë në këtë kompeticion te rëndësishëm dimëror!

Falënderime të vecanta per trajnerin tim të pa lodhur z. Gjergj Ruli, familjen time,kstirana,bashkia Tiranë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) @fsha dhe të gjithë ju mbështetë të sportit të bukur të atletikës! ??”- shkruhet në statusin e Smajlaj në Facebook. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online