Zyrtare/ Lëvizja e befasishme e merkatos, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re

Amir Abrashi i ka surprizuar të gjithë ditën e sotme. Në momentin kur askush nuk e priste, mesfushori i Kombëtares shqiptare realizon lëvizjen e befasishme në merkato. Futbollisti 30-vjeçar ka lënë Frajburgun dhe Bundesligën për një rikthim në kampionatin zvicerian.

Abrashi është prezantuar ditën e sotme në klubin e njohur të Bazelit, që bën bashkë kështu dy shqiptarë në mesfushë, ku gjendet edhe Taulant Xhaka. Lojtari shqiptar ka rënë pre e dëmtimeve të shumta kohët e fundit me Frajburgun, duke humbur kështu shumë minuta në fushën e lojës.

Me këtë huazim deri në fund të sezonit në radhët e Bazelit, Abrashi është gati të rifitojë minutat e duhura në këmbët e tij për tu rikthyer në formën më të mirë të mundshme. Ndërkohë zvicerianët kanë edhe opsionin e blerjes së kartonit të 30-vjeçarit në kontratë pas përfundimit të periudhës së huazimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *