“Askush të mos e thotë se Milan është më mirë se Interi”, Zakeroni bën krahasimin

Milani humbi ndeshjen me Atalantën me shifrat 0-3, duke e zbehur paksa euforinë e vendit të parë. Megjithatë kuqezinjtë arritën të dilnin kampion të dimrit, të cilin nuk e shijojnin që prej sezonit 2010/2011. Faza e dytë e Serisë A do të jetë e gjatë dhe shumë janë skeptikë se kush do të arrijë të dalë fitimtar në fund të sezonit.

Ish trajneri i Milanit, Juventusit dhe Interit, Alberto Zakeroni analizoi tre skuadrat më të mira për momentin në Itali, duke theksuar se Juvja mbetet favorite për shkak të organikës së lojtarëve.

“Mendoj se është e pamohueshme që Juventusi ka skuadrën më të fortë dhe një staf më të kompletuar. Gjithashtu Interi ka një skuadër më superiore krahasuar me kuqezinjtë. Në fund të ndeshjes direkte mes Milanit dhe Juves, unë fola për emisionin “Domenica Sportiva”, ku u shpreha i habitur sesi Juventusi nuk po arrin të jetë në pozicionin e duhur. Ekipi i Andrea Pirlos është favorit per te fituar Skudeton.

Jam i fokusuar tek derbi mes Interit dhe Milanit. Përshkak se kuqezinjtë janë më te fokusuar dhe luajnë me pasion në fushën e lojës, mendojn se do te fitojnë. Megjithatë asnjë të mos shprehet se Milani ka një skuadër më të mirë se Interi”- u shpreh Zakeroni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online