“Ne nuk ishim”, Jurgen Klop e ka të qartë problemin në humbjen ndaj Manchester United

Manchester United fitoi me përmbysje ndaj Liverpool, duke u kualifikuar kështu në fazën tjetër të FA CUP. Pas rezultatit 0-0 në fushën e Liverpool, do të ishin “Djajtë e Kuq” që do të triumfonin me shifrat 3-2 në “Old Trafford”.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri gjerman Klopp ka analizuar humbjen e skuadrës së tij, duke theksuar se nuk ishte në formën më të mirë të mundshme.

“Kishte shumë gjëra të mira dhe disa gabime të vogla në ndeshjen e djeshme. Duhet të jesh në formën më të mirë kundër Manchester United, por ne nuk ishim. Prandaj dhe humbëm. Kishim probleme me kundërsulmet, megjithatë ne marim më të mirën pas çdo ndeshjeje. Shpresojmë që djemtë të mësojnë nga gabimet e bëra në ndeshjen e sotme.”- u shpreh Klopp.

Situata tek Liverpool është alarmante, pasi të kuqtë janë eleminuar nga FA Cup si dhe kanë zbritur në vendin e katërt në kampionat. Të kuqtë do të luajnë ndeshje direkte nda Tottenham, e cila gjithashtu kërkon të prekë zonën Champions. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online