Alkool dhe b.urg/ Fiorentina gjendet buzë humnerës, kërkon shpëtimin nga “djali i keq“ i Rusisë

Fiorentina po përjeton një sezon të dobët në Serie A, ku janë vetëm 5 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes. Sulmi i violëve nuk bind aspak, teksa me 18 golat e shënuar janë ndër tre ekipet me numrin më të vogël të rrjetave të tundura në elitën e Italisë. Fiorentina gjendet buzë humnerës dhe shpëtimin e kërkon nga “djali i keq“ i Rusisë.

Bëhet fjalë për Aleksandër Kokorin. Sulmuesi shihej si një nga talentet më premtues rus, por koha tregoi se do të njihej më tepër për skandalet e tij. Lojtari 29-vjeçar ka pasur një raport të mirë me alkoolin, teksa shpesh shpenzote shuma të mëdha parash duke shijuar jetën e natës.

Në vitin 2016 do të shpenzonte mijëra euro në klubet e natës në Monte Karlo, vetëm pak ditë pas eliminimit nga kampionati europian. Ndërkohë në tetorin e 2018-s nën ndikimin e alkoolit sulmoi një person në një bar, që më pas rezultoi të ishte një punonjës i policisë. Ngjarje kjo që i rëndoi dënimin me 1 vit burg.

E shkuara e Kokorin nxjerr në pah vetëm probleme, por te Fiorentina shpresojnë që sjellja e lojtarit të ketë ndryshuar në mënyrë që t’i sjellë sulmit golat e munguar këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *