Zyrtare/ Kërkojnë shpëtimin te një 37-vjeçar, klubi gjerman rikthen “gjahtarin“ e vjetër të golave

Shalke 04 është në një pozitë mjaft negative këtë sezon, ku mban vendin e fundit në tabelën e renditjes. Blutë janë një skuadër me tradita në futbollin gjerman, por këtë herë ndjejnë gjithnjë e më shumë rrezikun e rënies nga kategoria. Për të shpëtuar edhe një tjetër sezon në elitë, Shalke kërkon shpëtimin te një 37-vjeçar.

Në fakt është një emër i njohur për klubin, që në të shkuarën ka dhënë një kontribut të madh për ta. Bëhet fjalë për Klas Jan Huntelar, i cili lë Ajaksin dhe firmos deri në fund të sezonit me Shalken. Gjermanët rikthejnë kështu “gjahtarin” e vjetër të golave, teksa ka shënuar 126 të tillë në 239 ndeshje përgjatë viteve 2010-2017./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *