“Nuk e kisha mundur kurrë Juventusin”, Konte mes emocioneve: Të prekësh perfeksionin, kjo është puna jonë te Interi

Interi ka marrë një fitore të madhe që shkon përtej tre pikëve teksa ia doli ndaj Juventusit në shifrat 2-0. Për herë të parë edhe Antonio Conte ka mundur bardhezinjtë pasi nuk ia kishte dalë njëherë kundër tyre.

Në konferencën për shtyp nuk i ka fshehur emocionet e përjetuara, teksa shihte ndeshjen e perfeksionit të Interit, duke e krahasuar me më parë. Padyshim që shihet dukshëm rritja e nivelit të zikaltërve, duke i provuar vlerat në sfidën e së vërtetës.

“Sigurisht që fitorja ndaj ekipeve si Juventusi është një parametër me shumë rëndësi për të gjithë ne. Patjetër që duhet të prekësh perfeksionin për të mundur Juventusin. Ne e përgatitëm mirë ndeshjen. Djemtë e ekipit luajtën ndeshjen që kishim përgatitur. Këto janë takimet që të japin vetëbesim dhe që të tregojnë se je në rrugën e drejtë. Për ne Juventusi është referenca pasi po dominojnë prej 9 vitesh.

Këtu ka gjithmonë një hapësirë të madhe mes Juventusit dhe ekipeve të tjera, por po punojmë për ta reduktuar. Nuk kisha fituar kurrë ndaj Juventusit, kam marrë vetëm goditje, humbje të merituara. Por është krenari e madhe që të shohësh shndërrimin falë punës së madhe që kemi bërë në këtë vit. Në sezonin e shkuar Juventusi e mori gjithë fushën dhe nuk na la të luajmë. Ndjesë për eliminimin nga Champions League, pasi duhej ta arrinim qëllimin për të kaluar grupet”, u shpreh Konte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *