Reshjet e dëborës mbuluan stadiumun “Fatih Terim” në ndeshjen Basaksehir-Sivaspor. Teksa stafi i skuadrës vendase kishte zgjedhur një top portokalli në mënyrë që të lirohej pamja vizuale, nga ana tjetër Sivaspori bëri një zgjedhje mjaft të çuditshme. Lojtarët e këtij klubi kishin veshur fanella të bardha dhe u bënë të padukshëm në fushë.
Në kamerat e televizioneve turke ishte gati e pamundur për të dalluar qoftë edhe një lojtar të Sivasporit. Në foton e mëposhtme duket se Basaksehiri po luante e vetme në fushë. Edhe pse në një situatë mjaft të çuditshme, arbitri e vazhdoi lojën. Duket se kjo zgjedhje e skuadrës së Sivasporit e ka ndihmuar, pasi arritën të mernin një barazim mjaft të rëndësishëm. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 1-1./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Basaksehir vs sivasspor
Melawan tim kamuflase… pic.twitter.com/fsVl8yKRgw
— Bryan Nuril Inzaghi (@inzaghio) January 16, 2021