“Mesi ka deklaruar se do vijë te Vllaznia dhe Ronaldo tek Tirana”, premtimet mes humorit të Dukës dhe Ademit

Në emisionin “Shiko Kush Luan” që transmetohet në “Top Channel”, dy presidentët e Federatave të Futbollit kanë hequr kollaret e tyre. Armand Duka dhe Agim Ademi ishin të ftuar në një emision tërësisht ndryshe nga çfarë janë intervistuar më parë. Përpara se të nisnin sfidën e tyre duhej që të jepnin pesë premtime, duke mos anashkaluar humorin.

Premtimet e Armand Dukës ishin për sjelljen e yjeve të futbollit botëror si Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, që do të kalojnë përkatësisht te Vllaznia dhe Tirana. Nga ana tjetër Kombëtare e Shqipërisë do të mbërrijë deri në gjysmëfinalen e Botërorit, pasi kualifikimi nuk llogaritet.

Ndërkohë presidenti i FFK-së, Ademi, është shprehur se në vitin 2023 do të jetë Duka si presidenti i UEFA-s, ndërsa liga e përbashkët varet vetëm nga bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm.

Premtimet e z.Duka ishin këto:

-“Shqipëria jo vetëm që do marrë pjesë ne finalet e Botërorit në Katar, por do jetë pjesëmarrëse edhe në gjysmëfinalet e Katarit!

-Mesi ka deklaruar se do ta mbylli futbollin me ekipin e Vllaznisë!

-Madje e ka dëgjuar edhe Ronaldo, po mendohet të vijë me Tiranën!

-Laçi që do të marrë pjesë në kupat e Europës, pretendon që do tëjetë në gjysmëfinalet e Europa League.

-Numri i vajzave që luajnë futboll në vitin 2021 do dyfishohet!

Premtimet e z.Ademi ishin këto:

-Do ta bëjmë kupën Nënë Tereza që të marrin pjesë të gjitha ekipet shqiptare dhe kosovare që jemi 1.

-Do të themi që Kosova prap edhe pse do bëhet ekipi, mund të themi kryesor në Ballkan, sigurisht do te shërbejë për ekipin kombëtar dhe do të japë gjithmonë futbollista sa më shumë që është e mundur, pasi kemi mjaft.

-Do ta bëjmë shumë shpejt një stadium nacional në Kosovë, i cili do të jetë po ashtu i bukur si stadiumi në Tiranë, me 30.000 vende.

-Do ta bëjmë kupën sigurisht që po, presim që shtetet tona ta bëjnë “Shqipërinë e madhe” dhe na duhet një “ligë”. Une dhe Duka mund ta përfundojmë këtë “ligë” për dy orë.

-Në vitin 2023, presidenti Duka do të konkurrojë për President të UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online