Në Shkodër nuk mungon as humori, reagimi epik i Imamit: Ke festuar sikur kanë dalë rrogat

Vllaznia nuk njeh rivalë në këtë kampionat, teksa dje mposhti Kukësin 0-1 dhe e nxorri nga gara për titull kampion. Kuqeblutë po gëzojnë një formë fantastike dhe fryma në skuadër është pozitive. Madje nuk mund të mungojë as humori, në qytetin që më së shumti shquhet për këtë cilësi.

Gjatë momentit të golit lojtarët kanë shpërthyer në një festë të zjarrtë dhe mënyra e përjetimit të kësaj rrjete të tundur ka tërhequr vëmendjen e Eni Imamit. Lojtari i Vllaznisë ka shpërndarë nëj foto në rrjetin e tij social në “Instagram”, ku shkruan: “Arsid Kruja, ke festuar sikur kanë dalë rrogat”.

Ishte ky përshkrimi epik i Imamit, që bën humor me një “plagë” që sezonin e shkuar është ndjerë së tepërmi në Shkodër. Kjo pasi problemet me pagat kanë qenë prezente te kuqeblutë përgjatë vitit të shkuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online