itën e nesërme do të luhet java e 14-të, ku një prej tyre është edhe sfida Skënderbeu-Partizani. Teksa temperaturat mjaft të ftohta kanë kapluar Shqipërinë, skuadra korçare ka zgjedhur një metodë të veçantë për të zhvilluar stërvitjen.
Si rrallë në ndonjë skuadër tjetër, lojtarët e Skënderbeut kanë zhvilluar teknikat e tyre në dëborë, duke dalë kështu në habitatin e tyre. Ndoshta kjo është dhe mënyra e trajnerit të Skënderbeut për t’i treguar se jo më kot quhen “ujqërit e dëborës” dhe pavarësisht problematikave të shumta të klubit janë gjithmonë gati për të luftuar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/