VIDEO/ Mundin Kukësin dhe tregojnë targën e vjetër, Vllaznia mbërrin në Shkodër

Rruga drejt titullit kampion është e gjatë, por pas çdo jave që kalon po nis që të shihet edhe më tepër imazhi i shiritave që duhen prerë në fundin e udhëtimit. Makina e Vllaznisë nuk është e një marke të frikshme, por shoferi dhe pasagjerët kanë më shumë energji se gjithë të tjerët për të shkuar të parët në pikën e mbërritjes dhe për të mos dremitur në asnjë moment të vetëm.

E teksa udhëtimi po shkon mbarë, përtej pritshmërive, te Vllaznia nuk ngurrojnë që të tregojnë edhe targën e vjetër. Të gjithë ndjekësit e shohin dhe kanë dëshirë më të madhe që ta parakalojnë pasi shija e triumfit do të rritej më shumë, por për momentin nuk munden as t’i afrohen.

Kjo është situata e momentit në elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia arriti që të mundi edhe Kukësin në përballjen e sotme duke konsoliduar veten në vendin e parë. Ekipi ka mbërritur në Shkodër pas triumfit në “Elbasan Arena”, duke treguar targën e vjetër dhe duke shpallur përmes pak shkronjave dhe numrave imazhin e kampionëve të ardhshëm. /Sport Ekspres/ (Video e marrë nga “Sport nga Bajraktari)

One thought on “VIDEO/ Mundin Kukësin dhe tregojnë targën e vjetër, Vllaznia mbërrin në Shkodër

  1. lane name kumbulla eshte nga me te miret dhe portugezi fut te tjere ;; edhe strakosha eshte me mire se plaku reina por inzagi fut plakun se eshte rracist ;; tomasi te ki nga ky qeni nzagi ;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online