Janari është muaji i merkatos dimërore dhe nuk mungojnë zërat për transferimet e mundshme në Kategorinë Superiore. Në media është përfolur për një kalim të bujshëm të Sabien Lilajt drejt Teutës. Një mesfushor me aq shumë eksperiencë padyshim që do të ishte një goditje e madhe për ekipin e drejtuar nga Edi Martini.
Por një lajm i tillë është mohuar nga vetë presidenti i skuadrës bregdetare. Edmond Hysenbelliu është pyetur nga gazetari i “Supersport” gjatë emisionit “Gol pas goli” për një transferim të tillë, por përgjigja ka qenë negative. Megjithatë presidenti i Teutës konfirmon një tjetër emër, atë të Sebino Plakut, i cili la Kastriotin pak ditë më parë.
“Sabien Lilaj? Jo, s’kemi një përforcim të tillë. Sebino Plaku, jo Sabien Lilaj. Plakun e konfirmoj, vjen te Teuta”, zbulon presidenti i Teutës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/