E FUNDIT/ Afrimi i bujshëm i Tiranës, merr papritur në skuadër sulmuesin e Shqipërisë nga Young Boys (VIDEO)

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për një goditje të bujshme nga bardheblutë. Taulant Seferi, i shumë përmendur për kalimin e tij te Shkëndija e Tetovës, e gjen veten nën ngjyrat bardheblu.

Kryeqytetasit kanë njoftuar se është mbyllur me sukses marrëveshja me Young Boys për të huazuar sulmuesin Seferi. Një lojtar i cili është gjithashtu pjesë e Kombëtares Shqiptare, duke ia rritur më tepër kualitetin kampionëve të Superiores, të cilët kërkojnë të rikthehen në luftën për titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *