Veprimi i rrallë i tifozëve/ I blejnë biletën për t’u larguar, Falkao prek fundin në karrierën e tij

Radamel Falkao dikur ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë, por rritja e moshës ka bërë që tashmë kolumbiani të mos gjejë hapësira as tek ekipi i Turqisë, Gallatasarai. Lëndimet e shumta kanë bërë që 34-vjeçari të qëndrojë më shumë në tribunë sesa në fushën e lojës. Kjo situatë i ka acaruar tifozët e skuadrës së Stambollit, të cilët e kanë humbur besimin tek sulmuesi i tyre, pavarësisht eksperiencës të pa mohueshme që ai zotëron.

Një grup i tifozëve ultras ka bërë një veprim që rrallë herë është parë në botën e futbollit. Ata i kanë blerë një biletë vetëm vajtje nga Stambolli në Bogota, që është dhe kryeqyteti i Kolumbisë. Kjo tregon mjaft qartë që këta mbështetës duan patjetër largimin e Radamel Falkaos dhe të investohet në një futbollist të ri. Një veprim i tillë padyshim që rëndon shumë për një lojtar si kolumbiani, i cili dikur ishte dëshira e çdo klubi, ndërsa tani sheh të ketë prekur fundin në karrierë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online