Futbollistët kanë marrë pushimet e fundvitit, ku do të rekuperojnë energjitë e tyre pas këtij kalendari të ngjeshur. Nëse shumica pëlqejnë të qendrojnë të shtrirë në krevatin e tyre dhe të shijojnë filmat e serialet më të fundit, apo të relaksohen në resorte luksoze, e njëjta gjë nuk vlen për Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi shqiptar ka lënë topin në këtë periudhë dhe ka rrëmbyer dorezat e boksit.
Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi ka zbuluar pasionin e tij të ri, duke kaluar kështu kohë të gjata në palestër. “Nordbayern“ tregon rutinën e Mavrajt, që stërvitet së bashku me pronarin e palestrës, që njëkohësisht është edhe miku i tij.
“Nuk lodhesh kurrë me të. Mërgimi është shumë i disiplinuar dhe është shumë në fomrë fizikisht, por gjithashtu edhe psikologjikisht. Ai më motivon edhe mua“, ka thënë Alexander Aëdijan. Ndërkohë Mavraj shprehet se në fillim nuk e kuptonte se fitnesi luante një rol tepër të madh edhe në profesionin e tij si futbollist.
“Kur isha i ri nuk e kuptoja se fitnesi luante gjithashtu një rol të madh edhe në futboll. Tani e kupton se sa mirë të bën. Këtu është një ambient familjar dhe ndihem mirë. Në sport ke gjithnjë nevojë për një mentor, nga këshilla e të cilit mund të mësosh”, është shprehur Mërgim Mavraj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/