VIDEO/ Krizë që nuk merr fund! Braithwaite humbet penalltinë, Barcelona zhytet edhe nga Eibari

Një krizë që nuk merr fund është ajo e Barcelonës. Katalanasit janë vite dritë larg shkëlqimit të zakonshëm dhe nga java në javë po zhgënjen gjithnjë e më shumë tifozët. Skuadra blaugrana nuk ka bindur pa Mesin në fushë, teksa është zhytur edhe më keq në krizën e rezultateve nga Eibari.

Këta të fundit kanë rrëmbyer një barazim 1-1 ndaj Barcelonës. Një peshë të madhe të fajit e mban edhe Braithwaite, i cili në minutën e 9 të takimit humb shansin e artë për të kaluar ekipin e tij në avantazh. I gjendur përballë portierit kundërshtar nga pika e bardhë e penalltisë, sulmuesi danez gabon tërësisht me shënjestrën dhe e nxjerr topin jashtë porte.

Ndërkohë në minutën e 57 ishte Kike ai që tundi i pari rrjetën, duke shënuar për Eibarin. Më pas ishte Dembele ai që shpëton Barcelonën nga turpi, duke e nxjerrë me një barazim nga “Kamp Nou”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online