VIDEO/ Futbollisti shqiptar shpërthen me një supergol, djemtë e Bielsës çmenden me 4 gola në pjesë të parë

Lidsi është duke marrë një fitore të thellë në transfertën me Uest Bromuiç. Djemtë e udhëhequr nga Marselo Bielsa janë çmendur në pjesën e parë të takimit, ku po kryesojnë me rezultatin 0-4. Vend në listën e golashënuesëve pati edhe për një shqiptar. Bëhet fjalë për Ezgjan Alioskin, i cili është pjesë e Maqedonisë së Veriut dhe po kalon një moment të mirë në sezonin e tij të parë në Premier Ligë.

Lojtari 28-vjeçar dyfishoi shifrat në minutën e 31-të të takimit me një predhë në hyrje të zonës. Topi u devijua fillimisht nga kundërshtarët dhe në atë moment ishte pikërisht Alioski ai i cili shfrytëzoi këtë rast për të çliruar të majtën e tij, që realizon një supergol. Kujtojmë se ky është goli i tij i dytë për këtë sezon në elitën e futbollit anglez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/futbol_vertical/status/1343988474442035200

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online