Manchester United mori 3 pikë mjaft të rëndësishme ndaj Southampton edhe pse “djajtë e kuq” ishin duke humbur 2-0. Megjithatë dënimi i Kavanit dhe ai i Van De Beek e zbehu shumë këtë fitore, teksa trajneri Solskjaer duhet të mendojë se si do të përshtasë skuadrën në ndeshjet e ardhshme pa dy lojtarët më të mirë. Dëmtimi i Van de Beek në këmbë tregon dhe njëherë sesa e vështirë është të luash në futbollin anglez, ku arbitrat zakonish lejojnë e fortë dhe të shpejtë dhe me pak faulla.
Këtë e ka vërtetuar edhe vetë lojtari holandez në një postim në “Instagram”, ku ka treguar lëndimin e tij. Fotoja u publikua me mbishkrimin “Mirëserdhe në Premier Ligë”. Megjithatë pavarësisht problemit në këmbë, Van De Beek tregoi një performancë mjaft të mirë në fushën e lojës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Donny van de Beek shows off his war wounds ? pic.twitter.com/nf0uUBpzKN
— utdreport (@utdreport) November 29, 2020