Një protestë vërtet e rrallë ka ardhur nga Rusia me tifozët e klubit ukrainas, Desna Chrnihiv. Menjëherë pasi drejtori i ri i stadiumit mori rolin e tij, ndërsa kishte kërkuar dëbimin e kësaj skuadre nga stadiumi, mbështetësit e Desnas kanë reaguar.
Ultrasit kanë shkuar në zyrën e drejtorit Oleksandr Ovcharenko, duke e marrë me forcë dhe duke e vendosur në kosh. Më pas ka ardhur edhe parada e turpit në rrugë atje ku drejtori i stadiumit nuk mund të bënte asgjë më tepër sesa të plotësonte dëshirën e tifozëve. /Sport Ekspres/