“I thashë vetëm pesë gjëra”, trajneri i Veronës “qan” Kumbullën: Nuk u ngrita unë Marashin

Trajneri i Veronës, Juriç, ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit sportiv në Itali. Një sezon fantastik ishte ai që zhvilloi ekipi i sapo ngjitur në elitën e Serisë A, duke folur këtu gjithmonë për kampionatin e shkuar. Rezultate mbresëlënëse dhe shumë thesare që janë zbuluar te Verona, mes të cilëve ishte edhe Marash Kumbulla. Tashmë trajneri Juriç “qan” largimet e futbollistëve më të mirë që spikatën në sezonin e shkuar, duke i bërë të ditur drejtuesve se po përfitojnë disa para në këtë moment, por nga krahu tjetër po i heqin vetes mundësinë për përsëritjen e një rasti “Atalanta”.

“Merita më e madhe e Gasperinit dhe te Atalanta është se lojtarët më të mirë nuk janë larguar kurrë. Atje largojnë vetëm ata futbollistë që mund të zëvendësohen. Ne nuk jemi më të fortë sesa në sezonin e shkuar. Përshembull, me Kumbullën unë nuk kam bërë ndonjë punë spektakolare. I kam thënë vetëm pesë gjëra, ndërsa më tepër këshilla i kam dhënë Empereur. Marashi është ngritur vetë”, tha Juriç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online