VIDEO/ Ezgjan Alioski e pëson si Materaci nga Zidan, lojtari i Arsenalit e godet me kokë gjatë lojës

Ndeshja mes Lidsit dhe Arsenalit është mbyllur në paqe, me barazimin 0-0, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarët. Ezgjan Alioski dhe Nikolas Pepe nuk janë ndarë mirë nga njëri-tjetri, duke qenë protagonist të një episodi aspak të këndshëm për një ndeshje futbolli.

Një precedent si ai mes Zidan dhe Materacit në Kupën e Botës është përsëritur këtë herë në Premier Ligë. Ishte lojtari shqiptar ai që e pësoi njësoj si ish-mbrojtësi italian në takimin e sotëm, teksa gjatë një konfrontimi me Pepe, ky i fundit e godet me kokë duke e rrëzuar menjëherë përtokë.

Gjyqtari i kësaj përballjeje ka shkuar pranë monitorit të VAR-it për të parë më saktësisht pamjet e këtij episodi dhe në fund vendos t’i tregojë kartonin e kuq blerjes 70 milionëshe të Arsenalit. “Topçinjtë“ mbetën kështu me 10 lotarë që në minutën e 51-të të takimit, duke pasur vështirësi në gjetjen e golit në minutat e mbetura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *