Interi arrin të fitojë një ndeshje mjaft të vështirë në “San Siro” përballë Torinos. Zikaltërit nuk ishin aspak te qetë në pjesën e parë, teksa u ndëshkuan në minutën e 45-të nga Zaza. Në pjesën e dytë një penallti do t’i dyfishonte shifrat në 0-2 në favor të miqve. Menjëherë pas këtij disavantazhi të dyfishtë, duket se Interi u “zgjua”.
Sanchez, Lukaku x2 dhe Lautaro bënë përmbysjen e madhe për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte. Me këtë fitore Interi ndjek hapat e Juventusit dhe Romës të cilat fituan përkatësisht 2-0, dhe 3-0 ndaj kundërshtarit të tyre. Lukaku me dygolëshin e shënuar ngjitet në kuotën e 7 golave, 1 më pak se kryesuesi Zllatan Ibrahimoviç i cili mban dhe kreun e klasifikimit për golashënues./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/VidsInter/status/1330538603949268994