VIDEO/ Goli në sekondën e fundit ndez festën, tifozët shkodranë shërthejnë nga emocionet

Mbrëmja e djeshme ka qenë një festë për të gjithë tifozët shkodranë, që përjetuan emocione të forta nga ekipi i tyre i zemrës. Një ndeshje plot spektakël ishte ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës në “Loro Boriçi”, ku ankthi zgjati deri në sekondën e fundit. Pikërisht atëherë, në minutën e 7 të shtesës, Dunga ndëshkon ish-ekipin e tij, duke i dhuruar një fitore të madhe kuqebluve.

Megjithëse nuk ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, tifozët e Vllaznisë nuk mund të rrinin pa e ndjekur këtë ndeshje në lokalet e qytetit. Në një video të shpërndarë shihen edhe momentet kur goli i fitores ndez festën te mbështetësit shkodranë, të cilët nuk mund t’i përmbajnë emocionet brenda tyre duke shpërthyer nga gëzimi në ambientet e barit ku ishin të pranishëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online