Reali po dërgon strategjinë për Mbapenë në limitet e fundit, media spanjolle zbulon shifrën e operacionit

Kilian Mbape është padyshim një futbollist që skuadër në Europë do të donte ta kishte pjesë të saj. Por si çdo gjë me vlerë, çmimi që duhet paguar është tejet i lartë, duke future vetëm pas emra në listën e klubeve që mund ta përballojnë një blerje të tillë. Leonardo ka pranuar se kanë nisur intensifikimet për rinovimin e kontratës së talentit francez, që përfundon bashkëpunimin me PSG-në në vitin 2022.

Por strategjia e Realit të Madridit duket se po shkon në rrugë të mbarë. Media spanjolle “AS”, zbulon se madrilenët kanë arritur të ndikojnë te ylli i PSG-së që të shtyjë 3 herë zgjatjen e kontratës së tij. Në këtë mënyrë kampionët e Francës kanë vetëm dy mundësi, ta shesin me një çmim të leverdisshëm në vitin e ardhshëm, ose ta humbin me parametër 0 në 2022-shin.

Kjo e fundit është e papranueshme të ndodhë dhe këtë gjë e di mjaft mirë Reali, që vitin e ardhshëm hidhet në sulm për ta veshur “galaktik” Mbapenë me një shifër të përballueshme për ta. Sipas “AS”, 180 milionë euro është vlera që Reali i Madridit ka në plan të shpenzojë për këtë operacion, megjithëse nga ana e PSG-së synojnë një shifër prej 222 milionë eurove, po aq sa derdhën në arkat e Barcelonës për të blerë kartonin e Nejmar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *