Futbolli në Shqipëri do të nisë në mesjavë pas bojkotit që ka zgjatur për shumë javë, deri në momentin që Qeveria ra në dakortësim për ndryshimin e gjendjes dhe për të plotësuar pikat e propozuara nga ana e Ligës Profesioniste.
Ndërkohë Kategoria Superiore do të ndërrojë emrin për një sezon, atje ku një kompani shqiptare do të blejë të drejtën për të vendosur emrin e saj. I ftuar në “Procesin Sportiv”, Koço Kokëdhima ka dhënë edhe disa detaje shtesë:
“Për momentin janë dy kompani shqiptare që e kërkojnë të drejtën e emrit, nuk ka munguar interesi. Do të jetë vetëm për këtë sezon. Shuma? Do të shitet për më tepër se 150 mijë dollarë. Kjo është e përafërt, mund të shkojë edhe shumë më tepër”, ka thënë Kokëdhima. /Sport Ekspres/