Neymar ka rënë pre e një rrëngu i një prej shokëve të tij. Pandemia nuk e bëri të mundur festimin e Halloween-it të grumbulluar me miqve, prandaj Neymar e kaloi kohën pranë kompjuterit të tij duke luajtur video-lojëra. Por një moment të tillë merr një surprizë të hidhur.
Pranë yllit brazilian gjendej një shoku i tij, që ishte i maskuar dhe po priste çastin që të trembte sulmuesin e PSG-së. Këtij të fundit i tërhiqet vëmendja të kthejë kokën e të shohë cili është pranë tij. Më pas Neymar-in nuk e ka mbajtur më vendi duke bërtitur dhe duke u ngritur menjëherë nga karrikja ku ishte ulur. Një surprizë e pakëndshme që gati i ngrin zemrën futbollistit brazilian, i cili më pas kalon duke qeshur atë moment./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Neymar getting scared live on stream. His reaction ?
(via neymarjr/Twitch) pic.twitter.com/w9ykOxFLB0
— ESPN FC (@ESPNFC) November 1, 2020