Situata tek Juventusi nuk është aspak e mirë, varësia e skuadrës nga ky lojtar e bën mjaft të vështirë punën e Pirlos

Juventusi regjistroi fitoren e parë në trasnfertë pas 7 ndeshjes në Seria A dhe për këtë ka meritë pikërisht 5 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë ishin në barazim ndaj Spezias,ndërsa dopieta e sulmuesit kryesor të skuadrës i dha tre pikët e dëshiruara. Situata tek Juventusi nuk është aspak e qetë, pasi varësia e skuadrës ndaj Cristiano Ronaldos është mjaft e dukshme. Morata nuk po arrin të zhbllokohet, teksa në këtë sezon ka shënuar vetëm një gol.

Me rikthimin e portugezit në fushë, bardhezinjtë siguruan fitoren e parë në transfertë që pas korrikut, megjithatë duhet të gjejnë një mënyrë që të dalin triumfues edhe pa Ronaldon në fushë. Mediat folën për një frustrim mjaft të madh të teknikut Andrea Pirlo ditën e djeshme, përshkak se lojtari që kishte më shumë përgjegjësi, Dybala nuk arriti të udhëheqë skuadrën në pjesën e parë të takimit.

Gjithashtu edhe Frederico Chiesa nuk ka treguar asnjë gjë për të vlerësuar mundimin e mjaft të madh të drejtuesve për ta sjellë në Torino. Juventusi duhet patjetër duhet të gjejë një mënyrë për të fituar pa CR7, pasi ai nuk mund të luajë çdo ndeshje./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online