“Skuadrat më të mira nuk fitojnë gjithmonë, prandaj shpresojmë“, trajneri i Atalantës mendon për fitoren ndaj Liverpulit

Ditën e nesërme Atalanta do të luajë ndaj Liverpulit, ndeshje e vlefshme per javën e tretë të fazës së grupeve të Champions League. Aktualisht skuadra mbajnë vendin e dytë dhe të parë në klasifikim, ndërsa kjo ndeshje mund të ndryshojnë dhe renditjen e përgjithshme.

Në letër Liverpuli është favorite e padiskutueshme, për shkak të kualiteteve në skuadër si dhe eksperiencës së gjatë në Champions League. Megjithatë për trajnerin e Atalantës gjithçka është e mundur, pasi sipas tij skuadrat më të forta nuk fitojnë gjithmonë. Në konferencën për shtyp në kuadër të sfidës së nesërme, tekniku italian u shpreh se shpreson që të dalë me tre pikët nga fusha e gjelbërt.

“Dy ndeshjet ndaj Liverpulit për ne janë thelbësore. Do të përballemi me ekipin më të mirë në grup. Është e rëndësishme të marim sa më shumë pikë në këto përballje, në mënyrë që të sigurojmë distancë me Ajaksin. Është një shans për ne që të tregojmë sa vlejmë vërtetë. Në futboll nuk fiton gjithmonë ekipi më i mirë, prandaj shpresojmë që kjo të na ndodhë ne”,- u shpreh Gasperini./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online