Nga babai te i biri ose më saktë si babai edhe i biri! Lacio ka futur në listën e Champions League edhe mbiemra të njohura për futbollin italian si Tare dhe Peruci.
Ashtu si edhe babai i tij, Igli, Etiene luan si sulmues. Ndërsa nga ana tjetër Matia Peruci është në rolin e portierin. Të dy këta futbollistë janë të gatshëm që të luajnë në elitën e futbollit të Europës dhe janë futur si emra në listën e ndërtuar nga Inzaghi.
Nëse ky i fundit do e shoh të nevojshme për t’i grumbulluar në Europë, atëherë do të ketë mundësinë që edhe fëmijët e figurave të njohura të futbollit në Itali, të lënë gjurmën e tyre dhe ta kenë rrugën e shtruar duke arritur menjëherë në nivele më të larta. /Sport Ekspres/