“Fola me të, ishte i zemëruar“, Andrea Pirlo sqaron çështjen Dibala: Flasim për një kampion, thelbësor për ne

Shumë polemika janë ndezur në ambientin bardhezi për shkak të mosaktivizimit të Paolo Dibalës në fushën e lojës. Ende asnjë minutë për të në këtë sezon të ri dhe kaq ka mjaftuar që argjentinasi të rebelohet dhe të ngrejë zërin edhe ndaj drejtuesëve të Juventusit. Në konferencën për shtyp për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Dinamos së Kievit, trajneri Pirlo ka sqaruar edhe situatën me “la joya“. Kreu i pankinës së “zonjës së vjetër“ ka pranuar faktin se Dibala ishte i zemëruar për faktin që nuk luajti ndaj Krotones, si dhe tregon se ka biseduar me sulmuesin për këtë situatë.

“Dje fola me Dibalan, flas me të si me të gjithë. Ai ishte i zemëruar sepse nuk hyri në ndeshjen me Krotonen të shtunën. Dibala vjen nga tre muaj pasivitet dhe dhjetë ditë në dhomën e tij në Argjentinë për një virus të zorrëve. U stërvit pak të premten. Unë e mora për Krotonen për t’i dhënë karburant në këmbët e tij, por ishim 10 veta dhe nuk ishte e mundur ta fusnim. Tani ai është në dispozicion, herët a vonë duhet të hyjë në fushë.

Ai nuk ka bërë asnjë minutë akoma, ne do të shohim se çfarë të bëjmë. Dibala është thelbësor për ne. Flasim për një kampion. Nëse ai nuk luan është sepse nuk ka qenë mirë dhe është kthyer së fundmi. Nuk është akoma në majë”, ka thënë Andrea Pirlo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online