Nga Klaudio Ndreca
Milani ka thyer mallkimin në derbin me Interin duke arritur që të fitojë me shifrat 1-2. Shumë vite pa ia dalë në këtë përballje, por kuqezinjtë duhet t’i falen Zotit të tyre, Ibrahimoviç. Sigurisht që u shfrytëzua edhe situata pasi te zikaltërit kishte jo pak mungesa që e detyruan Conte-n që të ndryshonte në formacion.
Në këtë linjë mendimi është edhe figura e njohur në futbollin italian dhe veçanërisht për Milanin, Galliani. Ky i fundit është shprehur për mediat italiane se nëse Ibrahimoviç nuk do të infektohej me COVID, tani do të kishte tetë gola në Seria A.
“Është e vërtetë që Interi ishte i kushtëzuar nga mungesat. Unë jam ultras i Milanit, por duke folur si një sportist mendoj se me Skriniar dhe Bastonin do të kishim një Inter tjetër. Ashtu si edhe Ibrahimoviç do të kishte tetë gola dhe jo katër nëse do të kishte luajtur dy ndeshjet përapra derbit. Sidoqoftë Milani është në vendin e parë”, ka thënë Galliani. /Sport Ekspres/