“Vetëm nëse nesër do të ketë tym të bardhë”, vendimi i Ligës për Superioren

Liga e ka mbyllur takimin me presidentët e klubeve të Superiores atje ku është konfirmuar vazhdimi i bojkotit të futbollit. Kështu ekipet shqiptare nuk kanë ndryshuar aspak qëndrimin e tyre duke kërkuar plotësimin e kërkesave nga Qeveria. Presidenti i Ligës, Libohova, është shprehur se situata mund të ndryshojë vetëm nëse nesër do të dalë tymi i bardhë nga takimi në ministri.

“Liga vendosi që bojkoti të vazhdojë derisa qeveria të plotësojë kërkesat tona. Nëse nesër do të ketë tym të bardhë nga takimi në ministri, qëndrimi do ndryshojë. Ne ndryshojmë mendim dhe vendim vetëm nëse na plotësohen kërkesat.

Vetëm kanë filluar bisedimet, nuk kemi marrë asnjë vendim. Nesër kemi takim dhe presim të kemi një propozim për të zgjidhur këtë çështje. 10 klube duan që të mos fillojë dhe asnjë nuk do të fillojë pa u plotësuar kërkesat.”, u shpreh Libohova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online