Një talent që askush nuk ka dyshime për aftësitë e tij. Fjala është e gjitha për Armando Brojën, i cili pas dy ndeshjeve si titullar me Kombëtaren merr vendin e tij nga minuta e parë edhe në Holandë. Sulmuesi shqiptar ka marrë rolin e heroit ditën e sotme, duke i dhënë fiotren skuadrës së Viteshes falë dy golave të tij kundër ADO Den Hag.
Verdhezinjtë mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Tanane, por kjo nuk e ka ndalur ekipin nga Arnhem që të marrë 3 pikët në fund. Armando Broja ka pushtuar mediat holandeze, të cilat kishin të gjitha në titull faktin se talenti kuqezi shpëton Viteshen pas karonit të kuq të marrë nga Tanane.
“Broja mban Viteshen në shina pas kartonit të kuq të Tanane”, apo “Broja ka vlerën e arit për Viteshen me 10 lojtarë”, “Viteshe i mbijeton kartonit të kuq idiot të Tanane falë Brojës”, ishin disa nga titujt e mediave online në Holandë ditën e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/