Wanda Nara i ka acaruar sërish tifozët e Interit pas humbjes në derbi kundër Milanit. Sikur të mos mjaftonte rezultat zhgënjyes për mbështetësit e zikaltërve, që triumfin në derbi e kishin kthyer si të zakontë prej vitesh, vijnë edhe fjalët e menaxheres së Mauro Icardi-t.
“Pa dashuri nuk ka derbi, urime për tifozët dhe miqtë e mi të Milanit”, ishte mënyra sesi Nara e ka komentuar derbin me një postim në “Instagram”. Atje shihej teksa puthej me Mauro Icardin, duke lënë të nënkuptohet se zikaltrit e ndiejnë mungesën e sulmuesit që tanimë luan për fanellën e PSG. /Sport Ekspres/