Në Shqipëri do të konsiderohej teatrale, Bolonja-Sasuolo përmbyset nga 3-1 në 3-4 për 13 minuta

0

Bolonja është përballur ndaj Sasuolës në ditën e sotme duke hapur kështu takimet e së dielës në Seria A. Një përballje kjo që ka ofruar edhe çmenduri, me përmbysje të pazakontë dhe shumë gola në pak minuta.

Padyshim që nëse kjo ndeshje do të zhvillohej në Superiore do të shihej dhe hetohej për një teatër. Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-1 teksa Soriano dhe Svariberg realizuan për vendasit, ndërsa Berardi ishte autori i golit të Sasuolo.

Në minutën e 60 ishte Orsolini që i dërgoi shifrat në 3-1, atje ku dukej se u vendos edhe fati i ndeshjes. Por nuk rezultoi kështu pasi mjaftuan vetëm 13 minuta që të vinte edhe përmbysja që i jep tre pikët Sasuolos, për ta dërguar në vendin e dytë pas Milanit.

Djuricic në minutën e 64 dhe Caputo rreth 6 minuta më vonë do të barazonin shifrat. Ndërkohë një autogol i Tomiyasu në minutën e 77 ka vendosur edhe këtë përmbysje të çmendur që u mbyll në shifrat 3-4. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.