VIDEO/ Hera e parë që po luan titullar, Armando Broja shënon golin e dytë me Viteshen në “Eredivisie”

Nga Klaudio Ndreca

Pasi ka zhvilluar dy takimet si titullar me Shqipërinë, Armando Broja është kthyer në Holandë për t’u përgatitur me Viteshen rreth ndeshjes së ardhshme që ishte në kampionat. Pikërisht kjo përballje e sotme në transfertë ndaj Den Hagës. Trajneri i Viteshes ka menduar që për herë të parë në kampionat të aktivizojë si titullar Brojën, duke parë edhe besimin që iu dha te Shqipëria.

Sulmuesi shqiptar nuk ka zhgënjyer aspak duke ia shpërblyer besimin e treguar. Në minutën e 32 të takimit Armando Broja ka dërguar topin në rrjetë. Pas disa tentativash të Viteshes drejt portës kundërshtare, i gjendur në brendësi të zonës lojtari kuqezi nuk ka gabuar për të mposhtur portierin me gjuajtjen e tij. Ky është goli i dytë i sulmuesit të Kombëtares në “Eredivisie”, ndërsa si objektiv kryesor ka për t’u kthyer sërish në ekipin e parë të Chelseat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online