Dita e sotme ka qenë për t’u harruar për ato klube që mund të klasifikohen si të mëdhatë e futbollit europian. Një ditë e “mallkuar” për to, teksa janë befasuar në fushën e lojës nga kundërshtarët e tyre. Fillimisht ishte Liverpuli që nuk shkoi më larg se një barazim me Evertonin, për të vazhduar me barazimin e Çelsit në Premier League dhe me humbjen befasuese të Realit të Madridit ndaj modestëve të Kadiz.
Por surprizat nuk mbyllen këtu, pasi mbrëmja ka rezultuar e hidhur edhe për dy klube me emër si Barcelona dhe Juventusi. Bardhezintjë e Pirlos e kanë ndjerë mungesën e Ronaldos dhe Dibalës dhe janë shtangur nga një barazim 1-1 kundër Krotones, që merr pikën e parë këtë sezon. Për të mos mjaftuar me kaq, një karton i kuq për Kiezën në debutim rëndon edhe më shumë situatën te “zonja e vjetër”.
Ndërkohë në Spanjë Barcelona bie në Getafe. Këta të fundit kanë mposhtur katalanasit me shifrat e ngushta 1-0. Një penallti e shkaktuar nga De Jong në minutën e 55-të ka vendosur gjithçka. Haime Mata tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke i dhuruar kështu fitoren skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
WOW! Federico Chiesa with an assist on his Juventus debut to find Àlvaro Morata who scores his first goal for Juventus this season. ??? pic.twitter.com/R2PzIxj77p
— Max Statman (@emaxstatman) October 17, 2020
https://twitter.com/noobfcb/status/1317559637693091840