“E pres ftesën e Kombëtares së Shqipërisë”, Rroca pas golave: Abazajn e kam marrë unë me vete, herën tjetër…

Eduart Rroca është ambientuar në mënyrën më të mirë të mundshme te Instabulspori. Mesfushori që ka qenë më herët pjesë e Kukësit arriti që të shënojë dopietë dhe të dhurojë asist në fitoren e marrë me shifrat 0-3 në transfertë. Një vlerë më pak për Superioren, por nga ana tjetër ky hap ishte tërësisht i rëndësishëm për karrierën e Rrocës që ka si objektiv edhe mbërritjen në Kombëtaren e Shqipërisë. Në një intervistë për “Zona Gol”, mesfushori ka thënë edhe me batutë se kudo ka shkuar ka tërhequr Abazajn, ndërsa në herën tjetër do të ketë një ndërrim të roleve.

“Jam ambientuar shumë mirë dhe më vjen mirë që sot arrita të shënoj edhe gola. Luanim përballë një kundërshtari shumë të fortë, që ashtu si ne pretendon ngjitjen n? elitë, ndaj fitorja na gëzoi dyfish. Jemi sërish bashkë dhe e vërteta është që Abazajn e kam marrë unë me vete në të tre skuadrat, pasi kam shkuar para tij edhe te Luftëtari, edhe te Kukësi, por edhe këtu. Pikërisht për këtë Kristali më ka premtuar që kur të ndërrojë skuadër herë tjetër, do më marrë me vete.

Të them të drejtën e pres dhe e kam ëndërr, por jam i përqendruar të bëj maksimumin me klubin dhe të rritem sa më shumë. Kombëtarja është aty dhe ka nevojë për lojtarë të mirë, ndaj nëse un? jam në formë, do të vijë edhe thirrja”, ka thënë Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online