“Mjaft me këtë botë kukullash”/ Ronaldo i infektuar, reagon motra: E gjitha mashtrim

Cristiano Ronaldo doli i infektuar me COVID-19 në një test rutinë të bërë nga ekipi i Juventusit. Për këtë arsye portugezi u detyrua të izolohej në karantinë, derisa të shërohej plotësisht nga virusi pandemik. Megjithatë Ronaldo ka vendosur të thyej karantinën duke u nisur me një avion privat nga Portugalia në Torino. Madje përpara se të dilte lajmi për infektimin e tij, Ronaldo kishte zhvilluar një takim miqësor me shokët e kombëtares, teksa asnjë prej tyre nuk kishte përdorur maskë.

Pavarësisht komente tepër negative në drejtim të 5 herë fituesit të Topit të Artë, motra e tij ka bërë një reagim të menjëhershëm që i ka çuditur të gjithë. Sipas saj jehona e vdekshmërisë nga koronavirusi është një mashtrim total.

“Nëse duhej të ishte Cristiano ai që duhej të zgjonte botën, atëherë ky njeri është një profet. Besoj se sot mijëra njerëz do të besojnë te kjo pandemi, në testet dhe masat e marra si unë… Mashtrimi më i madh që është parë që kur kam lindur. Ekziston një fjali që unë kam lexuar dhe të cilën unë e duartrokas: “Mjaft me një botë kukullash”.- u shpreh motra e Cristiano Ronaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *