VIDEO/ Debutim me një perlë nga distanca, Bajerni fiton edhe me gjysmën e ekipit

Bajerni i Mynihut nuk ka falur aspak në ndeshjen e sotme kundër Dyren e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Bavarezët u futën në fushë me gjysmën e ekipit, teksa shumë prej titullarëve të zakonshëm mungonin. Megjithatë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni nuk kanë hasur aspak vështirësi ndaj skuadrës nga Kategoria e Pestë, të cilët i mposhtën me shifrat 0-3, duke kaluar kështu në raundin tjetër.

Në mbrëmjen e sotme pati vend edhe për shumë debutime, ku emra si Sar, Duglas Kosta dhe Çupo Moting nisën si titullarë me fanellën e Bajernit. Një debutim ëndrrash ishte për ish-sulmuesin e PSG-së, i cili tundi rrjetën dy herë dhe fitoi penalltinë e përkthyer në gol nga Myler. Goli i dytë për Çupo Moting ishte një perlë e vërtetë nga distanca, duke i mahnitur të gjithë me atë gjuajtje të milimetruar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *