“I kërkoj falje çunave”, Seferi shpërthen me gjyqtarin: Ishte arbitrim katastrofal, penallti me 100%

Të pafatë! Kështu mund të quhen lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Grintë, ritëm, vrapime, vendosmëri, raste, të gjitha i kanë pasur kuqezinjtë përballë Lituanisë, por mëkat ishte fakti që nuk arritën dot të tundnin rrjetën. Edhe kjo transfertë është mbyllur në paqe 0-0 për Shqipërinë, që ka dominuar dukshëm lituanezët, megjithëse në fund nuk ia ka dalë të marrë fitoren. Në përfundim të takimit, vetë protagonistët e ndeshjes kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

“Jam shumë i mërzitur, sepse e kemi merituar fitoren. Përfitoj nga rasti t’i kërkoj falje cunave, sepse nuk e kam bërë go latë shans të tretë timin. Por jam i sigurt se golat kanë për të ardhur me Kombëtaren. Ishte 100% penallti, sepse topi po shkonte drejt golit dhe kundërshtari e kapi me dorë. Arbitrimi ka qenë katastrofal sot në dëm të ekipit tonë. Ekipi ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe e meritonte fitoren sot“, ka thënë Taulant Seferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *